Regjistroni organizatën tuaj dhe dërgojeni ngjarjen tuaj

A jeni një organizatë bamirëse që do të donte të organizonte një ngjarje digjitale/të programimit për të rinjtë e moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet? Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për punëtori, hakaton ose ndonjë format tjetër - nuk ka kufizime se si duhet ta strukturoni ngjarjen tuaj. A keni tashmë ide? Atëherë ju jeni gati për të filluar dhe për ta regjistruar organizatën tuaj! Do t'ju neovjitet dëshmi se keni status të organizatës jofitimprurëse si dhe IBAN dhe BIC të organizatës suaj.

Për ta paraqitur një ngjarje, së pari regjistrojeni organizatën tuaj jofitimprurëse dhe zgjidhni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Kjo do t'ju mundësojë që të futeni përsëri në këtë ueb-faqe dha ta menaxhoni llogarinë tuaj të përdoruesit. Ngjarja që e keni paraqitur do të shqyrtohet sipas kritereve të pranuara dhe do t'ju njoftojmë me e-mail në lidhje me vendimin për financimin e saj.