Kushtet për pjesëmarrje


Kriteret e kualifikimit për grant të "Meet and Code"

Vetëm organizatat jofitimprurëse nga Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Kazakistani, Hollanda, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. kanë të drejtë të aplikojnë për grant të Meet and Code". Të gjitha idetë digjitale dhe për programim që janë dërguar duhet të planifikohen brenda kuadrit të udhëzimeve të "EU Code Week" (05-20 tetor 2019), duhet t'u drejtohen fëmijëve dhe të rinjve të moshës prej 8 deri në 24 vjet dhe duhet të jenë falas për pjesëmarrësit. Më shumë detaje në seksionin ‘Kriteret e financimit për përzgjedhjen e ideve të projekteve që janë dorëzuar’.

Kush qëndron pas "Meet and Code"?

SAP, organizata bamirëse gjermane "Haus des Stiftens gGmbH" dhe partnerët përkatës në vendet e rrjetit të TechSoup Europe qëndrojnë pas iniciativës "Meet and Code".

Kjo iniciativë financohet nga SAP. Organizata jofitimprurëse "Haus des Stiftens GmbH" e ka zhvilluar këtë iniciativë dhe është përgjegjëse për përzgjedhjen e projekteve që do të financohen në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe për fondet që janë vënë në dispozicion nga SAP për t'u shpërndarë më tutje (më tutje në tekst 'Fondet e SAP'). Përveç kësaj, "Haus des Stiftens gGmbH" i koordinon fondet e projektit nëpërmjet partnerëve përkatës në vendet e rrjetit të TechSoup Europe që janë përgjegjëse për vendet e tjera. Kjo iniciativa mbështetet gjithashtu nga një spektër i gjerë i sponsorëve të përkushtuar.

Dërgimi i idesë së projektit

Projektet (në vazhdim të quajtura edhe si 'ide për ngjarje') mund të dërgohen vetëm nëpërmjet formularit për regjistrim në ueb-faqen www.meet-and-code.org. Idetë për ngjarje mund të dërgohen vetëm nga organizatat që kanë status të organizatës jofitimprurëse në vendin e tyre.

Përfaqësuesit e autorizuar të organizatës duhet t'i ofrojnë informatat përkatëse për organizatën e tyre dhe të fusin një përshkrim të hollësishëm të idesë për ngjarjen dhe të dhënat të vlefshme për kontakt. Çdo organizatë ka të drejtë të paraqesë më shumë se një ide për ngjarje, me kusht që ato të përfshijnë projekte që kanë dallime të konsiderueshme.

Afati për dërgimin e ideve

NOrganizatat jofitimprurëse mund t'i dërgojnë idetë e tyre për ngjarje prej 03.06.2019 deri më 08.09.2019 duke e përfshirë edhe këtë datë. Faktori përcaktues që mundëson vlerësimin e idesë nga partneri lokal është plotësia e detajeve të ofruara dhe dokumentet e dorëzuara deri në mbylljen e regjistrimit.

Vlerësimi i ideve për ngjarje

Çdo ide e ngjarjes do të vlerësohet nga SAP SE dhe / ose një kompani e grupit SAP në vendin e organizatës aplikante (një listë e të gjitha kompanive të grupit SAP mund të gjeni në: https://www.sap.com/dam/site/corporate/ legal / sap-legal-entities.pdf) dhe / ose Haus des Stiftens GmbH (për aplikantët në Gjermani, Austri ose Zvicër) ose partneri përkatës në rrjetin TechSoup Europe (për të gjitha vendet e tjera). Pas katër javësh, përfaqësuesi i organizatës do të njoftohet me email nëse një ide e dorëzuar do të financohet apo jo.. Pas katër javësh përfaqësuesi i organizatës do të njoftohet me e-mail se a do të financohet apo jo ide e dorëzuar.

Në rast se një ide është refuzuar, partneri lokal i TechSoup Europe mundet - me kërkesë të organizatës jofitimprurëse - t'ia tregojë arsyen e refuzimit personit përgjegjës të OJF-së. Organizata ka mundësi që idenë ta dorëzojë edhe një herë pasi ta ketë rishikuar. Në qoftë se refuzohet përsëri, ideja më nuk mund të dërgohet.

Çdo ide e miratuar dhe e sponsorizuar do të publikohet automatikisht në ueb-faqen www.meet-and-code.org dhe do të jetë e dukshme për të gjithë shfrytëzuesit.

Periudha për mbajtjen e ngjarjeve të financuara

Ngjarja e financuar patjetër duhet të zhvillohet gjatë Javës së programimit të BE-së (EU Code Week), prej 5 deri më 20 tetor të vitit 2018.

Sasia e grantit të "Meet and Code"

Çdo ide për ngjarje që është miratuar për financim pranon 300 € për t'i filluar. "Haus des Stiftens gGmbH" e mban të drejtën për ta rritur ose për ta zvogëluar sasinë e financimit nga SAP në raste individuale.

Kriteret e financimit për përzgjedhjen e ideve të projekteve që janë dorëzuar

    Validimi i organizatës së aplikantit

    Organizatat e interesuara për të aplikuar për grant Meet dhe Code duhet së pari të regjistrohen me Meet dhe Code dhe të kenë statusin e tyre si një organizatë jofitimprurëse bamirëse të vërtetuar. Ky vlerësim do të kryhet nga partneri i rrjetit TechSoup Europe në vendin e organizatës aplikante (një listë e të gjithë partnerëve të TechSoup Europe mund të gjenden në http://www.techsoupeurope.org/where-we-work/). Pas vlefshmërisë, ky partner validues do të transferojë informacionin e organizatës që ka dhënë gjatë procesit të validimit, si dhe rezultatin e validimit tek Haus des Stiftens gGmbH për trajtim të mëtejshëm.

  1. Çdo ngjarje duhet të sillet rreth temës së teknologjisë dhe programimit. Qoftë hakaton në një shkollë, një punëtori për "Scratch" ose HTML për anëtarët e një shoqate ose ndonjë grup tjetër, ose seminar për "Internetin e gjërave" (Internet of Things-IoT) ose për inteligjencën artificiale - ngjarja duhet të jetë e fokusuar në programim.
  2. Çdo ngjarje duhet të përfshijë së paku 20* fëmijë dhe të rinj të moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet (*nuk ka kufi të sipërm).
  3. Pjesëmarrja në një ngjarje të financuar nga iniciativa "Meet and Code" duhet të jetë falas për pjesëmarrësit.
  4. Ngjarjet iniciohen, menaxhohen dhe realizohen nga vetë organizata jo-fitimprurëse që e ka dërguar atë. Organizata jo-fitimprurëse që e ka dërguar ngjarjen është përgjegjëse për gjithçka që ndodh gjatë planifikimit, organizimit, realizimit dhe ndjekjes së projektit pas përfundimit.
  5. Burimet të drejtpërdrejta dhe indirekte të financimit mund të përdoren vetëm për projektin e dorëzuar dhe për qëllime bëmirëse.
  6. Fondet e premtuara u paguhen vetëm organizatave bamirëse që mund ta dëshmojnë statusin e tyre jofitimprurës. Duhet të ofrohet dëshmi për këtë kur dorëzohet aplikacioni.
  7. "Haus des Stiftens gGmbH" ose, sipas rastit, partneri i saj në rrjetin e TechSoup Europe, vendosin sipas gjykimit të tyre në lidhje me shpërblimin pasi kriteret e përzgjedhjes të jenë plotësuar nga organizata.
  8. Nuk ekziston e drejtë automatike për t'i dhënë arsyet e refuzimit, si dhe nuk ekziston e drejtë ligjore për aplikuesin në lidhje me grantin. Gjithashtu, nuk ka ndonjë detyrim për të kryer kur janë plotësuar udhëzimet e financimit. There is no automatic entitlement to reasons for rejection and also no legal entitlement of the applicant to a grant. Neither is there an obligation to perform when the funding guidelines have been met.

Kriteret përjashtuese

  • Ngjarjet që nuk janë përgatitur dhe nuk janë implementuar në ndonjërin nga vendet pjesëmarrëse
  • Iniciativat politike ose fetare
  • Projektet nga të cilat përfitojnë vetëm individë të caktuar
  • Projektet që nuk kanë të bëjnë me "Meet and Code"
  • Ngjarjet që nuk i shërbejnë mirëqenies së shoqërisë

Obligimi për raportim

  1. Për ngjarjet e financuara

    Çdo organizatë jofitimprurëse që është financuar është e detyruar të përgatisë një raport të shkurtër dhe ta dorëzojë brenda dy ditëve pasi të mbahet ngjarja. Përfaqësuesi përkatës i organizatës duhet ta bëjë këtë duke e përdorur formularin në ueb-faqen www.meet-and-code.org.

    Raporti duhet t'i përfshijë minimum këto informata:

    • Emrin e organizatës
    • Titullin e ngjarjes
    • Lokacionin e ngjarjes
    • Datën e ngjarjes
    • Natyrën e ngjarjes
    • Të paktën një foto nga ngjarja

    Kur sigurojnë materiale informative, në veçanti fotografi dhe video, organizatat janë të detyruara të respektojnë ligjet në fuqi dhe të përjashtojnë Haus des Stiftens gGmbH dhe partnerët e saj nga të gjitha pretendimet e palëve të treta, për shembull për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, të drejtave të markës tregtare, të drejtat pronësore ose të drejta të tjera dhe të dëmshpërblejë në këtë drejtim. Deklaratat e pëlqimit mund të kërkohen për të mbrojtur të drejtat e privatësisë së personave të përshkruar (sidomos në rastin e të miturve me nënshkrimin e prindërve të tyre).

    Përveç kësaj, organizatat jofitimprurëse që janë financuar duhet të bëjnë anketë për matjen e ndikimit midis pjesëmarrësve të ngjarjeve të tyre. Organizatave do t'u ofrohet një formular për anketim në ueb-faqen www.meet-and-code.org

  2. Në lidhje me shfrytrëzimin e burimeve financiare; Konfirmimi i donacionit

    Organizatat e financuara nga Gjermania, Austria dhe Zvicra duhet patjetër t'i dërgojnë konfirmim "Haus des Stiftens gGmbH" për donacionin e pranuar në kuadër të iniciativës "Meet and Code". Nga organizatat nga vendet e tjera që do të financohen mund të kërkohet ose të mos kërkohet që të dërgojnë me e-mail një formular të posaçëm te partnerët përkatës vendorë të rrjetit TechSoup Europe për ta konfirmuar donacionin e tyre.

  3. Afati i fundit për dërgim të konfirmimit

    Konfirmimi i donacionit duhet të përgatitet nga organizata jofitimprurëse që është financuar brenda 14 ditëve nga përfundimi i ngjarjes. Raportimi dhe vlerësimi duhet të përgatiten nga organizatat jofitimprurëse që janë financuar brenda 48 orëve pas përfundimit të ngjarjes.

Shpërblimi

Këtë vit, SAP do të ketë kënaqësinë qË t'i shpërblejë idetë më të mira për ngjarje në secilin vend pjesëmarrës si pjesë e iniciativës "Meet and Code 2018". Pjesëmarrja është vullnetare dhe do të zhvillohet nën kushtet e mëposhtme:

  1. Organizues i shpërblimit është SAP.
  2. Qëllimi i shpërblimit është të gjenden ngjarjet më të mira që do të përgatisin fëmijët dhe të rinjtë për botën digjitale të së nesërmes dhe kështu do të inkurajojnë imagjinatën e tyre. Idetë më të mira për ngjarje në secilën nga tre kategoritë e përshkruara më poshtë nga vendet pjesëmarrëse do të prezantohen në ngjarjen përmbyllëse në selinë e SAP.
  3. Regjistrimi: Organizatat që aplikojnë për sponsorim të ngjarjeve nga "Meet and Code", gjatë rgjistrimit mund të specifikojnë se a dëshirojnë të marrin pjesë për shpërblim dhe në cilën kategori.
  4. Vlerësimi për secilën nga kategoritë e mëposhtme në bazë të këtyre kritereve:
    • Vajzat në programim

      The topic of equal opportunity and gender equality plays an important role in today’s society. This award category aims to help close the gender gap in IT and Coding. “Girls in coding” is set out to empower girls on their journey into the tech world. We are looking for creative events that break down gender stereotypes and empower girls in coding. All events of this category contribute to SDG 5 “Gender Equality”. Examples for events in this category could be “Robotics for girls” or “Code like a girl with Snap!”.

    • Diversity

      Life is diversity. Only a diverse and inclusive world can secure our future. In the category Diversity we are looking for the best event ideas to inspire children and young people. Not only for IT and coding, but also for a world with equal opportunities and appreciation. By this, we mean a diversity of cultural, religious and ethnic origin, age, gender, sexual orientation, gender identity or expression, mental and physical abilities and different living and working conditions. Meet and Code Events of this category help to reduce inequalities and promote SDG 10. They could for example address juvenile prisoners or focus on the usage of IT for people with vision and hearing disorder.

    • Code for the Planet

      The earth and its environment is a fragile and complex system that needs to be taken care of. Events in this category combine coding and actions for the planet. The focus should be put on current environmental concerns and difficulties in order to raise awareness to the youngsters about these relevant topics. All coding events that improve climate change education through raising awareness on this topic are of valuable contribution to SDG 13. Events in this category might for example deal with air pollution measurement or tools for energy efficiency.

    • Code for your community

      A local community is a safety net for its people. Events of this category take the local aspects and customs into consideration and think about community specific needs. The events should bring people of same goals, ideas, interest and neighborhoods together through the passion to “meet and code”! As SGD 11 is set to do, these Meet and Code Events strengthen and support a sustainable community. Events in this category could for example work on a platform for your neighborhood.

  5. Të kualifikuara janë të gjitha orgnizatat që kanë pranuar financim nga "Meet and Code" për idenë e tyre të ngjarjes. Të punësuarit e organizuesit, si dhe zyrtarët publikë dhe nëpunësit e shërbimeve publike nuk mund të marrin pjesë në garë.
  6. Procesi:
    • Votimi publik

      Duke filluar nga data 16 shtator 2019 deri në 23:59 më 20 tetor 2019, çdo ngjarje e Meet and Code do të mund të votohet në ueb-faqen Meet and Code. Organizatat do të mbledhin vota duke pasur njerëz që do të votojnë për ngjarjet e tyre. Që një votë të numërohet, duhet të futet një e-mail dhe të konfirmohet. Cdo e-mail adresë mund të votojë vetëm një herë. Për të rritur ndërgjegjësimin e ngjarjes dhe për të inkurajuar njerëzit që të votojnë, ngjarjet mund të ndahen përmes kanaleve të mediave sociale. Top 10 ngjarjet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse do të shfaqen në ueb-faqen e Meet and Code gjatë periudhës së votimit. Tre ngjarjet me më shumë vota do të ftohen në fundjavën e shpërblimeve.

    • Përzgjedhja e jurisë

      Të gjitha ngjarjet Meet and Code që morën pjesë ne një nga katër kategoritë (përveç votimit publik) do të përzgjidhen paraprakisht nga partnerët lokal të TechSoup dhe më pas do të paraqiten në një juri për vlerësimin përfundimtar. Juria do të përzgjedhë tre finalistë (duke përfshirë një fitues) sipas kategorive sipas një procedure përzgjedhjeje të percaktuar.

  7. Shpërblimet: Të pesë finalistët e çdo kategorie do të shpërblehen me ftesë për të marrë pjesë në ngjarjen përmbyllëse që do të organizohet në selinë e SAP dhe do të përfshijë një program kornizë dhe punëtori, me ç'rast shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe mëditja për ushqim do të mbulohen nga sponsori. Në ngjarjen përmbyllëse të shpërblimit lejohen të marrin pjesë dy persona nga organizata që merr pjesë. Vendi i parë në çdo kategori do të marrë shpërblim plotësues 2,500 eurosh.
  8. Mjetet ligjore dhe përgjegjësia: Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi për udhëtimin në ngjarjen përmbyllëse të shpërblimit. Procesi ligjor është i përjashtuar.

Komunikimi publik

Përshkrimi i ngjarjes i siguruar nga organizatat pjesëmarrëse do të paraqitet publikisht në ueb-faqen e Meet and Code. SAP, Haus des Stiftens gGmbH dhe partnerët e TechSoup Europe do të dëshironin të përdorin këtë informacion, raportet e sipërpërmendura dhe rezultatet e studimit dhe çdo informacion shtesë, foto, video, logot apo material tjetër të ofruar nga organizatat, si dhe informacione mbi pjesëmarrësit dhe fituesit e çmimit me idetë e ngjarjeve të shoqëruara, si pjesë e raportimit të tyre mbi Meet and Code. Organizatat pjesëmarrëse do të pajisen me një formular të pëlqimit për të lejuar përdorimin e tillë të komunikimit publik.

Nëse ndonjë material i siguruar nga një organizatë bie në kundërshtim me të drejtën e palës së tretë dhe për rrjedhojë të krijojë pretendime ligjore të palës së tretë kundër SAP, Haus des Stiftens gGmbH dhe / ose ndonjë partner të TechSoup Europe, organizata që ka dorëzuar materialin që cënon, duhet të zhdëmtojë dhe mbajë e padëmshme palës së dëmtuar kundër çdo kërkese të tillë të palës së tretë dhe kostove që janë shkaktuar nga shkelja.

Për të përforcuar idenë e "Meet and Code", organizatat janë të obliguara që ta përdorin logon e "Meet and Code" në aktivitetet e tyre për marrëdhënie me publikun që lidhen me ngjarjet e financuara. Përdorimi i drejtë i logos është sqaruar në Udhëzuesin për stilin (linku në vazhdim). Përdorimi i logos duhet të dokumentohet me e-mail të dërguar tek info@meet-and-code.org



Përveç kësaj, ne i inkurajojmë fuqimisht organizatat që të përdorin hashtag-un e iniciativës: #meetandcode2018 në komunikimin e tyre në rrjetet sociale. Meet and Code dhe Kodi do të ofrojë një mur në mediat sociale ku do të vendosen të gjitha postimet që do ta përdorin hashtag-un e përmendur dhe t'i paraqesë ato në ueb-faqet e "Meet and Code".

"Meet and Code" do mbahet gjatë Javës së programimit të BE-së (EU Code Week) dhe synon ta forcojë këtë iniciativë mbarëevropiane. Prandaj, ne i inkurajojmë të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë financuar t'i regjistrojnë ngjarjet e tyre që janë mbështetur nga "Meet and Code" edhe në ueb-faqen e "EU Code Week".

Përgjegjësitë; Përgjegjësia ligjore

Organizata jofitimprurëse që e dërgon idenë për ngjarjes është përgjegjëse për realizimin e projektit. Partnerët e iniciativës në asnjë mënyrë nuk mbajnë përgjegjësi dhe përgjegjësi ligjore në lidhje me projektin apo implementimin e tij. Partnerët në iniciativë nuk janë përgjegjës për dëmet, humbjet, lëndimeet ose dështimet e pësuara nga pjesëmarrësit, palët e treta ose personat juridikë për shkak të regjistrimit ose implementimit të projektit. As partnerët e iniciativës nuk janë përgjegjës në aspekt të detyrimeve ligjore për pjesëmarrësit në projekt ose për shkak të zbatimit të projektit, pavarësisht nëse detyrimet janë të lidhura me burimet e financimit apo jo.

Partnerët e iniciativës nuk janë përgjegjës për dëmtimin e kompjuterëve në lidhje me ose për shkak të pjesëmarrjes ose shkarkimit të materialit në lidhje me iniciativën "Meet and Code".

Projektet e anuluara; Fondet e mbetura

Nëse një projekt nuk arrin të materializohet ose nëse mbeten fondet të pashfrytëzuara pasi të implementohet projekti, fondet e PSA-së duhet të përdoren brenda vitit kalendarik në pajtim me Nenet e Shoqatës për projekte të ngjashme (tema të programimit). Obligimi për të raportuar për përdorimin e këtyre burimeve financiare mbetet në fuqi.