Për

Sfondi i "Meet and Code"

Pas "Meet and Code" qëndrojnë SAP, Haus des Stiftens gGmbH dhe partnerët përkatës të vendit nga rrjeti i TechSoup Europe. SAP e mundëson iniciativën "Meet and Code" nëpërmjet mbështetjes financiare dhe burimeve të tjera për organizatat jofitimprurëse. Haus des Stiftens gGmbH e ka zhvilluar këtë iniciativë. Ajo është përgjegjëse për përzgjedhjen e projekteve në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe për menaxhimin e përgjithshëm të projektit dhe koordinimin e financimit nga partnerët përgjegjës menaxhues nga rrjeti i TechSoup Europe. Partnerët e TechSoup Europe janë përgjegjës për koordinimin e iniciativës dhe përzgjedhjen e ngjarjeve që do të mbështeten në vendet e tyre përkatëse.

Haus des Stiftens, është kompani bamirëse në Gjermani, e menaxhon portalin për TI Stifter-helfen në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Portali për TI Stifter-helfen u ofron organizatave jofitimprurëse në këto donacione të produkteve dhe kushte të veçanta nga kompanitë e njohura të TI-së, si dhe njohuri për teknologjitë moderne. Në Gjermani, portali për TI filloi me punë në vitin 2008, në Austri në vitin 2012 dhe në Zvicër në vitin 2013.

TechSoup Europe është pjesë e Rrjetit global TechSoup. Së bashku me 24 organizata partnere që përfaqësojnë shumë fusha të ndryshme: ngritjen e kapaciteteve, angazhimin qytetar, inovacionin social ose inkluzionin digjital, u ndihmon mbi 400,000 organizatave jofitmprurëse në 48 vende evropiane t'i ndërtojnë kapacitetet e tyre. Ky rrjet i pajis ndryshuesit me produktet, njohuritë dhe shërbimet e TI-së, në mënyrë që ato të përfitojnë nga teknologjia dhe të fokusohen në misionin e tyre për të bërë ndryshime sociale.


Qëllimi

Qëllimi i "Meet and Code" është t'ua prezantojë fëmijëve dhe të rinjve të moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet botën e teknologjisë dhe të programimit. Ngjarjet janë të dizajnuara në atë mënyrë që t'u tregojnë të rinjve se sa argëtues mund të jetë programimi dhe si mund të ndihmojë për sendërtimin e ideve në realitet. Ata duhet të mësojnë se si funksionon teknologjia dhe se ndikon TI-ja në jetën tonë të përditshme. Duke hulumtuar një diapazon të gjerë të teknologjisë dhe të temave digjitale dhe programimit kreativ, ata do të inkurajohen që t'i zhvillojnë aftësitë digjitale që u nevojiten në botën e sotme.


Ideja

Iniciativa e Javës evropiane të programimit u nis në vitin 2013 nga Këshilltarët e rinj (Young Advisors), një grup këshillues i ish-Komisioneres së BE-së për Agjendën Digjitale, Neelie Kroes, dhe mbështetet nga Komisioni Evropian. Këtë vit, Java evropiane e programimit do të mbahet prej 5 deri më 20 tetor 2019.

"Meet and Code" promovon ngjarje të të gjitha llojeve që lidhen me shkencën dhe teknologjinë në kontekst të dhe gjatë Javës evropiane të programimit - me grant deri në 500 euro për ngjarje. Për më tepër, ne i mbështesim organizatorët e ngjarjeve dhe trajnerët duke mbledhur dhe duke ndarë përmbajtje dhe materiale në Bibliotekën për inspirim të "Meet and Code" [LINK].


Grupi i synuar

Grupi i synuar për këto ngjarje janë fëmijët dhe të rinjtë e moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet, të cilëve duhet t'u prezantohet bota e teknologjisë dhe e prorgamimit.


Organizuesit e ngjarjeve

Grupe të ndryshme sociale, si p.sh. shkollat, profesionistët e TI-së. kompanitë ose klubet kompjuterike mund të planifikojnë dhe të implementojnë ngjarje për grupin e synuar. Megjithatë, promovuese dhe organizuese e ngjarjes duhet të jetë ndonjë organizatë bamirëse, si p.sh. ndonjë shoqatë për zhvillimin e shkollës, për t'i pranuar paratë e donacionit.


Aplikimet

Idetë e ngjarjeve mund të dorëzohen vetëm onlajn në www.meet-and-code.org prej 03.06.2019 deri më 08.09.2019. Organizatat janë të mirëpritura të dorëzojnë disa ide të ndryshme për ngjarje. Çdo ide e ngjarjes vlerësohet nga partnerët e TechSoup-it. Idetë më të mira do të marrin para në formë të grantit në vlerë prej më së shumti 300 €.

Më shumë informata rreth kushteve të pjesëmarrjes mund të gjenden këtu.

Më tepër informata për kushtet e pjesëmarrjes mund të gjenden këtu...


Formatet e ngjarjeve

Ngjarje e mundshme përfshijnë hakatone, punëtori për programim, ligjërata, ngjarje filmi, gara, mbrëmje programimi, orë për robotë apo forma të tjera. Imagjinata juaj është kufiri. Ide për ngjarje, prezantime dhe vegla të dobishme mund të gjeni edhe këtu http://codeweek.eu/resources/.


Shtetet

Iniciativa "Meet and Code" i mbështet ngarjet digjitale dhe të programimit në këto shtete: Austri, Belgjikë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Kazakistan, Holandë, Maqedoni të Veriut, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar dhe Ukrainë.


Ekipi ynë

Njihuni me anëtarët e ekipit nga të gjitha organizatat që qëndrojnë pas "Meet and Code". Ne jemi përgjegjës për koordinimin e kësaj iniciative në mbarë Evropën.

Ekipi i "Meet and Code" në javën e ndarjes së shpërblimeve (Award Weekend) në mars të vitit 2019. Nga e majta në të djathtë: Michał Szwarc, TechSoup Europe; Clemens Frede, Stifter-helfen; Claire Gillissen-Duval, SAP; Philip Träutlein, SAP; Ania Lenartowicz, TechSoup Europe; Gabriele Hartmann, SAP; Lisa Gerstner, Stifter-helfen; Dennis Messer, innofabrik; Mario Strasser, Stifter-helfen; Jerzy Nowak, TechSoup Europe.

Njihuni me ekipin tuaj lokal në Maqedoninë e Veriut! Ata sigurojnë që ju me lehtësi të mund të aplikoni për "Meet and Code" në vendin tuaj dhe gjithmonë të merrni gjithë mbështetjen që ju nevojitet gjatë procesit.

Ekipi i "Meet and Code" për Maqedoninë e Veriut