Vërejtje për mbrojtjen e të dhënave


Si operatorë të ueb-faqes www.meet-and-code.org, ne në "Haus des Stiftens gGmbH" kemi kënaqësinë që ju e përdorni ueb-faqen tonë dhe tregoni interesim për ne. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale kur e vizitoni ueb-faqen tonë është me rëndësi për ne.

Me këtë deklaratë, ne dëshirojmë t'ju informojmë se cilat të dhëna personale i mbledhim në lidhje me vizitën tuaj në ueb-faqen tonë dhe për çfarë qëllimesh që do të përdoren ato.

Për shkak të zhvillimit të mëtutjeshëm të ofertës sonë ose për shkak të ndryshimit të kërkesave ligjore apo zyrtare, mund të ketë nevojë të ndryshohet kjo politikë e privatësisë. Prandaj, ju kërkojmë që ta lexoni këtë politikë të privatësisë sa herë që të keni mundësi gjatë çdo vizite në ueb-faqen tonë

  1. Të dhënat personal

    Të dhënat personale janë të dhëna që përfshijnë detaje individuale të situatave personale ose faktike të një personi të identifikuar ose të identifikueshëm. Të dhënat anonime ose të dhënat statistikore që nuk janë në gjendje të krijojnë lidhje me identitetin tuaj, ose që e bëjnë këtë me përpjekje joproporcionale, nuk janë të dhëna personale.

    Në parim, ju mund ta shfletoni ueb-faqen tonë pa e zbuluar identitetin tuaj. Megjithatë, të dhënat personale të përshkruara më poshtë, mblidhen kur e vizitoni ueb-faqen tonë.

  2. Përpunimi i aplikimeve për grant dhe i regjistrimit për shpërblimet

    a) Nëse ju dhe organizata juaj aplikoni për grant dhe për pjesëmarrje në shpërblim, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna të ndryshme si pjesë e procesit të aplikimit. Kryesisht ne mbledhim informata për organizatën tuaj, por pjesërisht edhe të dhëna personale (emri, e-mail-i, pozita në organizatë dhe numri i telefonit të personit për kontakt).

    Të gjitha të dhënat e grumbulluara këtu do të përpunohen nga ana jonë për të vetmin qëllim që t'ju ofrojmë qasje në procesin e ndarjes së granteve dhe t'u mundësojmë pjesëmarrjen për shpërblimin. Baza ligjore për këtë përpunim qëndron në Nenin 6 (1) (1) (b) të GDPR të BE-së.

    b) Përveç Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, partnerët e vendeve të rrjetit TechSoup Europe janë përgjegjës për dhënien e mjeteve financiare për ngjarjet. Prandaj, të dhënat tuaja personale në këto vende të tjera ne do t'ua përcjellim edhe partnerëve përkatës të vendit nga rrjeti i TechSoup Europe. TechSoup është një organizatë jofitimprurëse me seli në SHBA që ofron produkte dhe shërbime për sektorin jofitimprurës në mbarë botën. Baza ligjore për këtë qëndron nën Nenin 49 (1) (1) (b) të GDPR të BE-së.

    Përveç kësaj, të dhënat tuaja personale nuk do t'u përcillen palëve të treta nëse nuk jemi të detyruar ligjërisht t'i zbulojmë ato në raste individuale (neni 6 (1) fjalia 1 shkronja c) e GDPR të BE-së) ose nëse është e nevojshme për të parashtruar, ushtruar ose mbrojtur kërkesat ligjore dhe nuk ka arsye për të supozuar se ju keni ndonjë interes kryesisht të ligjshëm për mos-zbulimin e të dhënave tuaja (Neni 6 (1) fjalia 1 (f) DS-BER).

    c) Poashtu, do të dëshironim t'i mbajmë të dhënat e pranuara edhe as përfundimit të "Meet and Code" të këtij viti, në mënyrë që t'u njoftjmë për ofertat e ardhshme dhe që të jemi në gjendje t'i optimizojmë shërbimet tona. Ju lutemi lexoni paragrafin e mëposhtëm numër 4 që të merrni më shumë informacion rreth kësaj - duke i përfshirë edhe të drejtat tuaja për tërheqje.

  3. Përpunimi i të dhënave personale me qëllim të dërgimit të drejtpërdrejtë të e-mail-eve

    Për më tepër, ne do t'i përdorim të dhënat personale që i jepni në kontekstin e aplikimit tuaj për financimin e ngjarjeve, për t'ju informuar me telefonatë ose me e-mail për ofertat e reja nga ne dhe partnerët tanë dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojmë komentet tuaja. Për këtë ju na jepni leje si pjesë e regjistrimit tuaj në ueb-faqen tonë. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është Neni 6 (1) (1) (a) i GDPR të BE-së.

    Ju keni të drejtë ta revokoni lejen tuaj në çdo kohë pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit bazuar në lejen për revokim. Ju lutemi revokimin tuaj dërgojeni tek "Haus des Stiftens gemeinnützige GmbH" në macedonia@meet-and-code.org. Përveç kësaj, në kontekstin e incizimit të çdo komunikimi ne ju ofrojmë mundësinë që t'i ndërprisni komunikimet e mëtejshme të këtij lloji.

  4. Përpunimi i të dhënave personale me qëllim të optimizimit të ueb-faqes

    Kur e vizitoni e ueb-faqen tonë, ne ruajmë dhe përpunojmë të dhëna të ndryshme për t'i analizuar dhe për t'i optimizuar aktivitetet tona në internet. Ne i përdorim veglat për analitikë të internetit siç përshkruhen më poshtë. Ne i përpunojmë të dhënat personale në pajtim me nenin. 6 paragrafi 1 fjalia 1 shkronja f) të GDPR të BE-së për ta siguruar sigurinë e sistemit (p.sh. parandalimin e keqpërdorimit) dhe për t'i diagnostikuar gabimet. Ne gjithashtu mbledhim statistika për aktivitete të marketingut përveç nëse konstatojmë se kjo do të ishte në konflikt me ndonjë interes përputhës të përdoruesit. Për secilën vegël për analitikë të internetit, do të gjeni përshkrim se si mund të parandaloni analizën e vizitës suaj në faqen tonë.

    a)Regjistrat e aktivitetit

    Gjatë vizitës apo përdorimit të ueb-faqes sonë, nuk krijohen informata të veçanta protokollare (regjistrat të aktivitetit) që mundësojnë të nxirren përfundime për shfrytëzuesit individualë.

    Ne mbledhim vetëm informacione të grumbulluara rreth përdorimit të ueb-faqes për qëllime statistikore, për arsye të sigurisë së sistemit (p.sh. parandalimin e keqpërdorimit) dhe për diagnostikimin e gabimeve për ta optimizuar ueb-faqen tonë.

    b) Biskotat (Cookies)

    Biskotat (cookies) janë skedarë të vegjël tekstualë që dërgohen nga një ueb-server në ueb-serveri i vizitorit, ruhen atje dhe mbahen gati për rikthim të mëvonshëm duke lejuar analizë për atë se si e përdorni atë ueb-faqe. Ne përdorim të ashtuquajturat biskota të sesionit (session cookies) në faqe të ndryshme për ta bërë vizitën tuaj në ueb-faqen tonë më tërheqëse dhe për t'i mundësuar disa funksione të veçanta. Ato fshihen automatikisht në fund të sesionit tuaj me shfletuesin.

    Ne gjithashtu përdorim biskota afatgjata, të cilat përdoren kryesisht për t'u ofruar juve si vizitor i faqes sonë me parametra të përhershëm. Gjatë jetës së tyre të dobishme, biskotat na lejojnë që gjithashtu të analizojmë se si e përdorni ueb-faqen. Kjo na lejon ta përshtasim ueb-faqen tonë individualisht sipas dëshirave tuaja.

    Në këtë drejtim ne i ruajmë të dhënat tuaja pa iu referuar identitetit tuaj dhe nuk krijojmë asnjë profil të përdoruesit.

    Ju mund ta bllokoni ruajtjen e biskotave në kompjuterin tuaj duke i ndryshuar parametrat e shfletuesit tuaj në mënyrë që biskotat të mos pranohen. Megjithatë, kjo mund ta kufizojë numrin e funksioneve që i ofrojmë në internet ose shërbimet tona në rrethana të caktuara.

    c) Google Analytics

    Kjo ueb-faqe e përdor Google Analytics, një shërbim analiza të ueb-faqeve që ofrohet nga Google Inc. ('Google'). Google Analytics i përdor të ashtuquajturat biskota (cookies), skedarët tekstualë të ruajtur në kompjuterin tuaj duke lejuar analizë për atë se si e përdorni ueb-faqen. Informacioni i gjeneruar nga biskota për përdorimin tuaj të kësaj ueb-faqej në përgjithësi dërgohet dhe ruhet në ndonjë server të Google në SHBA. Duam të theksojmë se anonimizimi i IP-së është i aktivizuar në këtë ueb-faqe, gjegjësisht Google e shkurton adresën tuaj të IP-së në kuadër të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ose në vendet e tjera nënshkruese të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane paraprakisht. Adresa juaj e plotë e IP-së dërgohet dhe shkurtohet në ndonjë server të Google në SHBA vetëm në raste të jashtëzakonshme. Google do të përdorë këtë informacion në emër të "Haus des Stiftens" për ta analizuar përdorimin e ueb-faqes nga ana juaj, për të mbledhë raporte për aktivitetin e ueb-faqes dhe për të na ofruar shërbime të tjera të lidhura me përdorimin e ueb-faqes dhe të internetit. Adresa e IP-së që dërgohet nga shfletuesi juaj me anë të Google Analytics nuk dërgohet me të dhëna të tjera nga Google.

    Shtojca e shfletuesit (Browser Plugin)

    Ju mund ta bllokoni ruajtjen e biskotave (cookies) duke i vendosur parametrat në shfletuesin tuaj në mënyrë adekuate, megjithatë do të donim të theksonim se në këtë rast ju nuk do të jeni në gjendje t'i përdorni të gjitha funksionet e kësaj ueb-faqeje në mënyrë të plotë (shih më lart). Përveç kësaj, gjithashtu mund ta parandaloni dërgimin e të dhënave të krijuara nga biskotat (cookies) dhe referimin e përdorimit tuaj të uebfaqes (duke përfshirë edhe adresën tuaj IP), si dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google duke e shkarkuar dhe duke e instaluar shtojcën e shfletuesit (browser plugin) që gjendet në këtë link (http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de).

    Kundërshtimi i mbledhjes së të dhënave

    Mund ta parandaloni mbledhjen e të dhënave tuaja nga Google Analytics duke klikuar në linkun e mëposhtëm. Do të aktivizohet një biskotë (cookie) që do ta parandalojë mbledhjen e të dhënave tuaja në vizitat e ardhshme në këtë faqe:
    Çaktivizoni Google Analytics

    d) Google conversion tracking

    Kjo ueb-faqe e përdor programin për reklamim onlajn "Google AdWords" dhe ndjekjen e konvertimit në kuadër të Google AdWords. Biskota për ndjekjen e konvertimit është vendosur në shfletuesin e përdoruesit, nëse ai klikon në ndonjë reklamë të ofruar nga Google. Biskotat (cookies) janë skedarë të vegjël tekstualë, që i vendos shfletuesi i internetit në shfletuesin tuaj. Këto biskota e humbasin vlefshmërinë e tyre pas 30 ditësh. Ato nuk përdoren për t’i marrë të dhënat personale të identifikimit. Nëse përdoruesi viziton ndonjë faqe të caktuar të kësaj ueb-faqeje dhe nëse biskotës nuk i ka skaduar afati, Google do të jetë në gjendje të tregojë se përdoruesi ka klikuar në reklamë dhe se është dërguar në këtë faqe. Çdo klient i Google AdWords merr biskota të ndryshme. Prandaj, biskotat nuk mund të ndiqen përmes ueb-faqes së klientëve të AdWords. Informatat e mbledhura na biskotat e konvertimit përdoren për të ofruar statistika të përmbledhura të konvertimit për klientët e AdWORD, të cilët kanë zgjedhur ta mundësojnë ndjekjen e konvertimit. Klientët informohen për numrin e përgjithshëm të përdoruesve që e kanë klikuan reklamën dhe që janë dërguar në faqen për ndjekjen e konvertimit. Megjithatë, ata nuk marrin asnjë informacion që do t’u mundësonte t’i identifikojnë përdoruesit. Nëse nuk dëshironi të merni pjesë në programin e ndjekjes, mund ta refuzoni parametrin e kërkuar të biskotës - për shembull, nëpërmjet paramterit të shfletuesit që në përgjithësi i çaktivizon vendosjen automatike të biskotave.Poashtu, mund t’i çaktivizoni biskotat për ndjekjen e konvertimit duke e vendosur shfletuesin tuaj që t’i bllokojë biskotat nga domeni "googleadservices.com".

  5. Linket që çojnë në ueb-faqe të tjera

    Ueb-faqja jonë përmban linke që çojnë në ueb-faqe të jashtme të cilat mund të përdorin biskota, dhe të mbledhin dhe të përpunojnë të dhëna personale. Ne nuk kemi kontroll mbi to dhe nuk jemi në gjendje t'ju informojmë paraprakisht për to. Kjo deklaratë për mbrojtjen e të dhënave vlen vetëm për ueb-faqen tonë. Ueb-faqet që kanë linke në ueb-faqet tona dhe prej tyre nuk janë të mbuluara me të.

  6. Mediat sociale

    Shtojcat (plugins) sociale për Facebook dhe Twitter janë të çaktivizuara në mënyrë standarde në ueb-faqen tonë. Për ta përdorur shtojcën sociale, duhet ta aktivizoni atë duke klikuar në butonin përkatës. Përderisa shtojca sociale nuk është e aktivizuar, nuk do të transmetohet asnjë informacion. Pas aktivizimit, shtojca shoqërore lidhet me serverët e Facebook-ut dhe të Twitter-it dhe mbetet aktive derisa ta çaktivizoni përsëri ose t’i fshini biskotat (shihni "Biskotat"). Aktivizimi krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me serverin e ofruesit përkatës të shërbimit. Përmbajtja e shtojcës sociale transmetohet nga ofruesi drejtpërdrejt në shfletuesin tuaj, i cili e integron këtë në ueb-faqen e vizituar. Prandaj, ne nuk kemi asnjë ndikim në sasinë e të dhënave që mblidhen nga shtojca sociale.

  7. Hartat e Google (Google Maps)

    Ueb-faqja jonë e përdor Google Maps në disa nënfaqe për të shfaqur harta interaktive dhe për të krijuar udhëzime për vozitje. Google Maps është një shërbim hartash që ofrohet nga Google Inc. Duke e përdorur Google Maps, informacionet në lidhje me përdorimin e kësaj ueb-faqeje interneti, duke e përfshirë edhe adresën tuaj të IP-së, mund t’i transmetohen Google-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kur vizitoni ndonjë faqe që përmban Google Maps, shfletuesi juaj krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me serverët e Google-it. Përmbajtja e hartës transmetohet nga Google drejtpërdrejt në shfletuesin tuaj dhe integrohen në ueb-faqe. Prandaj, ne nuk kemi kontroll mbi sasinë e të dhënave që mblidhen nga Google-i në këtë mënyrë.

    Nëse nuk dëshironi që Google të mbledhë, të përpunojë ose të përdorë informata për ju nëpërmjet ueb-faqes sonë, mund të çaktivizoni JavaScript në parametrat e shfletuesit tuaj. Megjithatë, nuk atë rast nuk do të keni mundësi ta përdorni shikuesin e hartave.

    Për më shumë informata mbi qëllimin dhe përmasat e mbledhjes së të dhënave, si dhe përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave nga Google-i, për të drejtat tuaja dhe parametrat e privatësisë, ju lutemi shihni Politikën për privatësi të Google-it në http://www.google.de/intl/de/policies/privacy/.

  8. Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale

    Në qoftë se kërkoni, ne do t'ju ofrojmë informata në lidhje me të dhënat tuaja personale që përpunohen nga ne në çdo kohë (për përshkrimin e detajuar të diapazonit të së drejtës tuaj për informacion, shihni Nenin 15 të GDPR të BE-së). Sidoqoftë, nëse ndodh në raste individuale, përkundër përpjekjeve tona për të siguruar të dhëna korrekte dhe të azhurnuara, se janë ruajtur të dhëna personale të pasakta ose jo të plota, do ta përmirësojmë menjëherë pas kërkesës suaj (neni 16 i GDPR të BE-së). Për aq sa dëshironi t’i fshini të dhënat tuaja personale që i ruajmë ne, kjo kërkesë do të përmbushet menjëherë nëse fshirja nuk bie në kundërshtim me detyrimet statutare ligjore për dokumentim ose të drejtat për përpunim (Neni 17 i GDPR të BE-së). Si alternativë ndaj fshirjes, mund të kërkoni vetëm që të kufizohet vetëm përpunimi nëse besoni se të dhënat janë të pasakta ose se përpunimi është i paligjshëm ose nëse të dhënat nuk janë më të nevojshme, por ju duhen për t’i kërkuar, ushtruar ose mbrojtur të drejtat ligjore (Neni 18 DS-BER). Nëse të dhënat tuaja personale përpunohen në bazë të interesave legjitime në përputhje me Nenin 6 (1) fjalia 1 shkronja f të GDPR, ju keni të drejtë ta kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, nëse ka arsye për këtë që dalin nga situata juaj e veçantë (neni 21 i GDPR). Përveç kësaj, ju keni të drejtë në çdo kohë që t’i merrni të dhënat që janë vënë në dispozicion për ne në format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga kompjuteri ose të kërkoni transformim në ndonjë format tjetër (Neni 20 i GDPR të BE-së).

    INëse besoni se trajtimi nga ana jonë i të dhënave që i pranoni nuk është në përputhje me mbrojtjen e paraparë me Rregulloren evropiane për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë tek autoriteti rregullator i vendit ku zakonisht banoni ose i punës ose në zyrën tonë të regjistruar (neni 77 i GDPR të BE-së).

    Të gjitha pyetjet dhe dëshirat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të përshkruara këtu duhet të drejtohen në adresën tonë për kontakt të shënuar më poshtë.

  9. Kontrolluesi i të dhënave dhe zyrtari për mbrojtjen e të dhënave

    Përgjegjës për përpunimin e të dhënave të përshkruara në këtë deklaratë është:

    Haus des Stiftens gemeinnützige GmbH
    Landshuter Allee 11
    80637 Munich
    Telefoni: 089 744 200 210
    E-Mail: muenchen@hausdesstiftens.org

    Adresa e kontaktit për pyetjet tuaja dhe kërkesat për privatësi:

    Fondacioni për internet dhe shoqëri "Metamorfozis"
    Rr. "Apostoll Gusllarot", nr. 40
    1000 Shkup
    Telefoni: +389 +389 2 3109 325
    E-Mail: macedonia@meet-and-code.org

    Poashtu, jeni të mirëpritur që ta kontaktoni drejtpërdrejtë zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave:

    Dr. Gregor Scheja
    Scheja and partner lawyers
    Adenauerallee 136
    53113 Bonn
    http://www.scheja-partner.de

    Maj 2018