Kushtet për pjesëmarrje


Kriteret e kualifikimit për grant të "Meet and Code"

Vetëm organizatat jofitimprurëse nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Kazakistani, Maqedonia, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Ukraina kanë të drejtë të aplikojnë për grant të Meet and Code". Të gjitha idetë digjitale dhe për programim që janë dërguar duhet të planifikohen brenda kuadrit të udhëzimeve të "EU Code Week" (06-21 tetor 2018), duhet t'u drejtohen fëmijëve dhe të rinjve të moshës prej 8 deri në 24 vjet dhe duhet të jenë falas për pjesëmarrësit. Më shumë detaje në seksionin ‘Kriteret e financimit për përzgjedhjen e ideve të projekteve që janë dorëzuar’.

Kush qëndron pas "Meet and Code"?

SAP, organizata bamirëse gjermane "Haus des Stiftens gGmbH" dhe partnerët përkatës në vendet e rrjetit të TechSoup Europe qëndrojnë pas iniciativës "Meet and Code".

Kjo iniciativë financohet nga SAP. Organizata jofitimprurëse "Haus des Stiftens GmbH" e ka zhvilluar këtë iniciativë dhe është përgjegjëse për përzgjedhjen e projekteve që do të financohen në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe për fondet që janë vënë në dispozicion nga SAP për t'u shpërndarë më tutje (më tutje në tekst 'Fondet e SAP'). Përveç kësaj, "Haus des Stiftens gGmbH" i koordinon fondet e projektit nëpërmjet partnerëve përkatës në vendet e rrjetit të TechSoup Europe që janë përgjegjëse për vendet e tjera. Kjo iniciativa mbështetet gjithashtu nga një spektër i gjerë i sponsorëve të përkushtuar.

Dërgimi i idesë së projektit

Projektet (në vazhdim të quajtura edhe si 'ide për ngjarje') mund të dërgohen vetëm nëpërmjet formularit për regjistrim në ueb-faqen www.meet-and-code.org. Idetë për ngjarje mund të dërgohen vetëm nga organizatat që kanë status të organizatës jofitimprurëse në vendin e tyre.

Përfaqësuesit e autorizuar të organizatës duhet t'i ofrojnë informatat përkatëse për organizatën e tyre dhe të fusin një përshkrim të hollësishëm të idesë për ngjarjen dhe të dhënat të vlefshme për kontakt. Çdo organizatë ka të drejtë të paraqesë më shumë se një ide për ngjarje, me kusht që ato të përfshijnë projekte që kanë dallime të konsiderueshme.

Afati për dërgimin e ideve

NOrganizatat jofitimprurëse mund t'i dërgojnë idetë e tyre për ngjarje prej 04.06.2018 deri më 15.09.2018 duke e përfshirë edhe këtë datë. Faktori përcaktues që mundëson vlerësimin e idesë nga partneri lokal është plotësia e detajeve të ofruara dhe dokumentet e dorëzuara deri në mbylljen e regjistrimit.

Vlerësimi i ideve për ngjarje

Çdo ide për ngjarje do të vlerësohet nga "Haus des Stiftens GmbH" ose, atje ku mund të zbatohet, partneri i saj në rrjetin TechSoup Europe. Pas katër javësh përfaqësuesi i organizatës do të njoftohet me e-mail se a do të financohet apo jo ide e dorëzuar.

Në rast se një ide është refuzuar, partneri lokal i TechSoup Europe mundet - me kërkesë të organizatës jofitimprurëse - t'ia tregojë arsyen e refuzimit personit përgjegjës të OJF-së. Organizata ka mundësi që idenë ta dorëzojë edhe një herë pasi ta ketë rishikuar. Në qoftë se refuzohet përsëri, ideja më nuk mund të dërgohet.

Çdo ide e miratuar dhe e sponsorizuar do të publikohet automatikisht në ueb-faqen www.meet-and-code.org dhe do të jetë e dukshme për të gjithë shfrytëzuesit.

Periudha për mbajtjen e ngjarjeve të financuara

Ngjarja e financuar patjetër duhet të zhvillohet gjatë Javës së programimit të BE-së (EU Code Week), prej 6 deri më 21 tetor të vitit 2018.

Sasia e grantit të "Meet and Code"

Çdo ide për ngjarje që është miratuar për financim pranon 300 € për t'i filluar. "Haus des Stiftens gGmbH" e mban të drejtën për ta rritur ose për ta zvogëluar sasinë e financimit nga SAP në raste individuale.

Kriteret e financimit për përzgjedhjen e ideve të projekteve që janë dorëzuar

  1. Çdo ngjarje duhet të sillet rreth temës së teknologjisë dhe programimit. Qoftë hakaton në një shkollë, një punëtori për "Scratch" ose HTML për anëtarët e një shoqate ose ndonjë grup tjetër, ose seminar për "Internetin e gjërave" (Internet of Things-IoT) ose për inteligjencën artificiale - ngjarja duhet të jetë e fokusuar në programim.
  2. Çdo ngjarje duhet të përfshijë së paku 20* fëmijë dhe të rinj të moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet (*nuk ka kufi të sipërm).
  3. Pjesëmarrja në një ngjarje të financuar nga iniciativa "Meet and Code" duhet të jetë falas për pjesëmarrësit.
  4. Ngjarjet iniciohen, menaxhohen dhe realizohen nga vetë organizata jo-fitimprurëse që e ka dërguar atë. Organizata jo-fitimprurëse që e ka dërguar ngjarjen është përgjegjëse për gjithçka që ndodh gjatë planifikimit, organizimit, realizimit dhe ndjekjes së projektit pas përfundimit.
  5. Burimet të drejtpërdrejta dhe indirekte të financimit mund të përdoren vetëm për projektin e dorëzuar dhe për qëllime bëmirëse.
  6. Fondet e premtuara u paguhen vetëm organizatave bamirëse që mund ta dëshmojnë statusin e tyre jofitimprurës. Duhet të ofrohet dëshmi për këtë kur dorëzohet aplikacioni.
  7. "Haus des Stiftens gGmbH" ose, sipas rastit, partneri i saj në rrjetin e TechSoup Europe, vendosin sipas gjykimit të tyre në lidhje me shpërblimin pasi kriteret e përzgjedhjes të jenë plotësuar nga organizata.
  8. Nuk ekziston e drejtë automatike për t'i dhënë arsyet e refuzimit, si dhe nuk ekziston e drejtë ligjore për aplikuesin në lidhje me grantin. Gjithashtu, nuk ka ndonjë detyrim për të kryer kur janë plotësuar udhëzimet e financimit. There is no automatic entitlement to reasons for rejection and also no legal entitlement of the applicant to a grant. Neither is there an obligation to perform when the funding guidelines have been met.

Kriteret përjashtuese

  • Ngjarjet që nuk janë përgatitur dhe nuk janë implementuar në ndonjërin nga vendet pjesëmarrëse
  • Iniciativat politike ose fetare
  • Projektet nga të cilat përfitojnë vetëm individë të caktuar
  • Projektet që nuk kanë të bëjnë me "Meet and Code"
  • Ngjarjet që nuk i shërbejnë mirëqenies së shoqërisë

Obligimi për raportim

  1. Për ngjarjet e financuara

    Çdo organizatë jofitimprurëse që është financuar është e detyruar të përgatisë një raport të shkurtër dhe ta dorëzojë brenda dy ditëve pasi të mbahet ngjarja. Përfaqësuesi përkatës i organizatës duhet ta bëjë këtë duke e përdorur formularin në ueb-faqen www.meet-and-code.org.

    Raporti duhet t'i përfshijë minimum këto informata:

    • Emrin e organizatës
    • Titullin e ngjarjes
    • Lokacionin e ngjarjes
    • Datën e ngjarjes
    • Natyrën e ngjarjes
    • Numrin dhe gjininë e pjesëmarrësve

    Kur sigurojnë materiale informative, në veçanti fotografi dhe video, organizatat janë të detyruara të respektojnë ligjet në fuqi dhe të përjashtojnë Haus des Stiftens gGmbH dhe partnerët e saj nga të gjitha pretendimet e palëve të treta, për shembull për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, të drejtave të markës tregtare, të drejtat pronësore ose të drejta të tjera dhe të dëmshpërblejë në këtë drejtim. Deklaratat e pëlqimit mund të kërkohen për të mbrojtur të drejtat e privatësisë së personave të përshkruar (sidomos në rastin e të miturve me nënshkrimin e prindërve të tyre). When providing information material, in particular pictures and videos, the organisations are obliged to observe the applicable laws and to exempt Haus des Stiftens gGmbH and its partners from all claims of third parties, for example due to infringement of copyrights, trademark rights, other industrial property rights or other rights and to indemnify in this regard. Declarations of consent may be required to safeguard the privacy rights of the persons depicted (especially in the case of minors with the signature of their parents).

    Përveç kësaj, organizatat jofitimprurëse që janë financuar duhet të bëjnë anketë për matjen e ndikimit midis pjesëmarrësve të ngjarjeve të tyre. Organizatave do t'u ofrohet një formular për anketim në ueb-faqen www.meet-and-code.org

  2. Në lidhje me shfrytrëzimin e burimeve financiare; Konfirmimi i donacionit

    Organizatat e financuara nga Gjermania, Austria dhe Zvicra duhet patjetër t'i dërgojnë konfirmim "Haus des Stiftens gGmbH" për donacionin e pranuar në kuadër të iniciativës "Meet and Code". Nga organizatat nga vendet e tjera që do të financohen mund të kërkohet ose të mos kërkohet që të dërgojnë me e-mail një formular të posaçëm te partnerët përkatës vendorë të rrjetit TechSoup Europe për ta konfirmuar donacionin e tyre.

  3. Afati i fundit për dërgim të konfirmimit

    Konfirmimi i donacionit duhet të përgatitet nga organizata jofitimprurëse që është financuar brenda 14 ditëve nga përfundimi i ngjarjes. Raportimi dhe vlerësimi duhet të përgatiten nga organizatat jofitimprurëse që janë financuar brenda 48 orëve pas përfundimit të ngjarjes.

Shpërblimi

Këtë vit, SAP do të ketë kënaqësinë qË t'i shpërblejë idetë më të mira për ngjarje në secilin vend pjesëmarrës si pjesë e iniciativës "Meet and Code 2018". Pjesëmarrja është vullnetare dhe do të zhvillohet nën kushtet e mëposhtme:

  1. Organizues i shpërblimit është SAP.
  2. Qëllimi i shpërblimit është të gjenden ngjarjet më të mira që do të përgatisin fëmijët dhe të rinjtë për botën digjitale të së nesërmes dhe kështu do të inkurajojnë imagjinatën e tyre. Idetë më të mira për ngjarje në secilën nga tre kategoritë e përshkruara më poshtë nga vendet pjesëmarrëse do të prezantohen në ngjarjen përmbyllëse në selinë e SAP.
  3. Regjistrimi: Organizatat që aplikojnë për sponsorim të ngjarjeve nga "Meet and Code", gjatë rgjistrimit mund të specifikojnë se a dëshirojnë të marrin pjesë për shpërblim dhe në cilën kategori.
  4. Vlerësimi për secilën nga kategoritë e mëposhtme në bazë të këtyre kritereve:
    • Kick and Code (Shuto dhe programo) (tema e vitit)

      Ngjarje të "Meet and Code" që kërkojnë të zgjidhin ndonjë problem të futbollit që lidhet me TI-në ose që e përdorin futbollin si temë për t'i njoftuar fëmijët me programimin. Kërkojmë ngjarje që i lidhin këto dy tema në mënyrë kreative dhe që kanë qëllim të caktuar për të arritur deri te grupi i synuar dhe për t'i afruar ata me botën e programimit dhe të TI-së.

    • Innovation (Novacioni)

      Ngjarje të "Meet and Code" që zhvillojnë dhe promovojnë metoda kreative të mësimdhënies dhe/ose që i shqyrtojnë temat aktuale digjitale/të TI-së. Kërkojmë ngjarje që janë të novatore në mënyrat e tyre për të arritur te grupi i synuar dhe që e lidhin atë me tema që kanë të bëjnë me TI-në, si dhe ngjarje që fokusohen në teknologjitë që vendosin trende të reja, që e formësojnë të ardhmen dhe teknologjitë që shkaktojnë tronditje në treg, siç janë "interneti i gjërave" (Internet of Things - IoT), Blockchain, inteligjenca artificiale, 3D printimi etj.

    • Diversity (Diversiteti)

      Ngjarje të "Meet and Code" që e përdorin TI-në ose tema të tjera digjitale për t'i trajtuar dhe për t'i zvogëluar pabarazitë e pranishme në komunitetin e tyre ose në përgjithësi në shoqëri. Kërkojmë ngjarje që i rrisin mundësitë e barabarta, që e promovojnë tolerancën dhe që i eliminojnë pabarazitë në bazë të gjinisë, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, statusit social dhe ekonomik etj.

  5. Të kualifikuara janë të gjitha orgnizatat që kanë pranuar financim nga "Meet and Code" për idenë e tyre të ngjarjes. Të punësuarit e organizuesit, si dhe zyrtarët publikë dhe nëpunësit e shërbimeve publike nuk mund të marrin pjesë në garë.
  6. Procesi:
    • Rrethi 1

      Në rrethin e parë, ngjarjet konkurrojnë kundër njëra-tjetrës në nivel shtetëror. Në secilin vend, dy ngjarje nga çdo kategori do të kualifikohen për rrethin e ardhshëm. Kualifikimi bëhet në dy mënyra: një ngjarje zgjidhet nëpërmjet votimit publik, ndërsa ngjarja tjetër zgjidhet nga partneri menaxhues i vendit.

      Votimi

      Votimi do të bëhet në ueb-faqet e "Meet and Code". Organizatat do t'i mbledhin votat e tyre me votimin e njerëzve për ngjarjen e tyre. Për t'u numëruar një votë, duhet të futet dhe të konfirmohet një adresë e-mail-i. Çdo adresë e-mail-i mund të votojë vetëm një herë. Vetëm ngjarja me numrin më të madh të votave do të kualifikohet për rrethin e dytë.

      Organizatat mund të përdorin kanale të komunikimit onlajn dhe oflajn për ta tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të tyre dhe për t'i inkurajuar njerëzit që të votojnë për ta.

      Përzgjedhja

      Partneri menaxhues i vendit nga rrjeti i "TechSoup Europe" do të zgjedhë një ngjarje nga çdo kategori që do të kualifikohet për rrethin e dytë.

    • Rrethi 2

      Të gjitha ngjarjet e kualifikuara do të përgatiten dhe do t'i prezantohen jurisë për vlerësim. Juria do të zgjedhë pesë fitues në çdo kategori në bazë të procedurës së definuar për përzgjedhje.

  7. Shpërblimet: Të pesë finalistët e çdo kategorie do të shpërblehen me ftesë për të marrë pjesë në ngjarjen përmbyllëse që do të organizohet në selinë e SAP dhe do të përfshijë një program kornizë dhe punëtori, me ç'rast shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe mëditja për ushqim do të mbulohen nga sponsori. Në ngjarjen përmbyllëse të shpërblimit lejohen të marrin pjesë dy persona nga organizata që merr pjesë. Vendi i parë në çdo kategori do të marrë shpërblim plotësues 2,500 eurosh.
  8. Mjetet ligjore dhe përgjegjësia: Organizatori nuk mban asnjë përgjegjësi për udhëtimin në ngjarjen përmbyllëse të shpërblimit. Procesi ligjor është i përjashtuar.

Komunikimi publik

SAP, "Haus des Stiftens gGmbH" dhe partnerët e TechSoup Europe kanë të drejtën të plotë që t'i përdorin raportet e lartpërmendura dhe rezultatet e anketës, duke e përfshirë materialin informativ të ofruar, si dhe informatat për pjesëmarrësit dhe fituesit e shpërblimit me idetë e shoqëruara të ngjarjeve - si pjesë e raportimit të tyre.

Për të përforcuar idenë e "Meet and Code", organizatat janë të obliguara që ta përdorin logon e "Meet and Code" në aktivitetet e tyre për marrëdhënie me publikun që lidhen me ngjarjet e financuara. Përdorimi i drejtë i logos është sqaruar në Udhëzuesin për stilin (linku në vazhdim). Përdorimi i logos duhet të dokumentohet me e-mail të dërguar tek info@meet-and-code.org



Përveç kësaj, ne i inkurajojmë fuqimisht organizatat që të përdorin hashtag-un e iniciativës: #meetandcode2018 në komunikimin e tyre në rrjetet sociale. Meet and Code dhe Kodi do të ofrojë një mur në mediat sociale ku do të vendosen të gjitha postimet që do ta përdorin hashtag-un e përmendur dhe t'i paraqesë ato në ueb-faqet e "Meet and Code".

"Meet and Code" do mbahet gjatë Javës së programimit të BE-së (EU Code Week) dhe synon ta forcojë këtë iniciativë mbarëevropiane. Prandaj, ne i inkurajojmë të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë financuar t'i regjistrojnë ngjarjet e tyre që janë mbështetur nga "Meet and Code" edhe në ueb-faqen e "EU Code Week".

Përgjegjësitë; Përgjegjësia ligjore

Organizata jofitimprurëse që e dërgon idenë për ngjarjes është përgjegjëse për realizimin e projektit. Partnerët e iniciativës në asnjë mënyrë nuk mbajnë përgjegjësi dhe përgjegjësi ligjore në lidhje me projektin apo implementimin e tij. Partnerët në iniciativë nuk janë përgjegjës për dëmet, humbjet, lëndimeet ose dështimet e pësuara nga pjesëmarrësit, palët e treta ose personat juridikë për shkak të regjistrimit ose implementimit të projektit. As partnerët e iniciativës nuk janë përgjegjës në aspekt të detyrimeve ligjore për pjesëmarrësit në projekt ose për shkak të zbatimit të projektit, pavarësisht nëse detyrimet janë të lidhura me burimet e financimit apo jo.

Partnerët e iniciativës nuk janë përgjegjës për dëmtimin e kompjuterëve në lidhje me ose për shkak të pjesëmarrjes ose shkarkimit të materialit në lidhje me iniciativën "Meet and Code".

Projektet e anuluara; Fondet e mbetura

Nëse një projekt nuk arrin të materializohet ose nëse mbeten fondet të pashfrytëzuara pasi të implementohet projekti, fondet e PSA-së duhet të përdoren brenda vitit kalendarik në pajtim me Nenet e Shoqatës për projekte të ngjashme (tema të programimit). Obligimi për të raportuar për përdorimin e këtyre burimeve financiare mbetet në fuqi.