Shpërblimet e "Meet and Code"

Risi këtë vit, "Meet and Code" do t'i shpërblejë ngjarjet më të mira dhe do t'i publikojë aktivitetet e tyre para publikut të gjerë. Shpërblimet do të ndahen për tre kategori:

  • Kick and Code (Shuto dhe programo) (tema e vitit)

    Ngjarje të "Meet and Code" që kërkojnë të zgjidhin ndonjë problem të futbollit që lidhet me TI-në ose që e përdorin futbollin si temë për t'i njoftuar fëmijët me programimin. Kërkojmë ngjarje që i lidhin këto dy tema në mënyrë kreative dhe që kanë qëllim të caktuar për të arritur deri te grupi i synuar dhe për t'i afruar ata me botën e programimit dhe të TI-së.

  • Innovation (Novacioni)

    Ngjarje të "Meet and Code" që zhvillojnë dhe promovojnë metoda kreative të mësimdhënies dhe/ose që i shqyrtojnë temat aktuale digjitale/të TI-së. Kërkojmë ngjarje që janë të novatore në mënyrat e tyre për të arritur te grupi i synuar dhe që e lidhin atë me tema që kanë të bëjnë me TI-në, si dhe ngjarje që fokusohen në teknologjitë që vendosin trende të reja, që e formësojnë të ardhmen dhe teknologjitë që shkaktojnë tronditje në treg, siç janë "interneti i gjërave" (Internet of Things - IoT), Blockchain, inteligjenca artificiale, 3D printimi etj.

  • Diversity (Diversiteti)

    Ngjarje të "Meet and Code" që e përdorin TI-në ose tema të tjera digjitale për t'i trajtuar dhe për t'i zvogëluar pabarazitë e pranishme në komunitetin e tyre ose në përgjithësi në shoqëri. Kërkojmë ngjarje që i rrisin mundësitë e barabarta, që e promovojnë tolerancën dhe që i eliminojnë pabarazitë në bazë të gjinisë, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, statusit social dhe ekonomik etj.

Në çdo kategori do të nderohen pesë ngjarje dhe dy përfaqësues të secilës organizatë do të ftohen në ngjarjen përmbyllëse dyditore në selinë e kompanisë SAP në Walldorf, Gjermani. Përveç kësaj, fituesi i vendit të parë të çdo kategorie do të marrë një shpërblim prej 2.500 eurosh.

Si mund të merrni pjesë

Çdo organizatë bamirëse që do mbajë një ngjarje të financuar nëpërmjet "Meet and Code" ka të drejtë të marrë pjesë në Shpërblimet e "Meet and Code". Vetë duhet të vendosni se në cilën kategori dëshironi që ngjarje juaj të konsiderohet për Shpërblimet e "Meet and Code". Për ta bërë këtë, ju lutemi zgjidhni kategorinë përkatëse të shpërblimit kur e krijoni ngjarjen. Ngjarjet që nuk përshtaten me kategoritë e shpërblimeve mbeten të përshtatshme për t'u financuar si ngjarje të përgjithshme.

Rrethi 1

Në rrethin e parë, ngjarjet konkurrojnë kundër njëra-tjetrës në nivel shtetëror. Në secilin vend, dy ngjarje nga çdo kategori do të kualifikohen për rrethin e ardhshëm. Kualifikimi bëhet në dy mënyra: një ngjarje zgjidhet nëpërmjet votimit publik, ndërsa ngjarja tjetër zgjidhet nga partneri menaxhues i vendit.

Votimi

Votimi do të bëhet në ueb-faqet e "Meet and Code". Organizatat do t'i mbledhin votat e tyre me votimin e njerëzve për ngjarjen e tyre. Për t'u numëruar një votë, duhet të futet dhe të konfirmohet një adresë e-mail-i. Çdo adresë e-mail-i mund të votojë vetëm një herë. Vetëm ngjarja me numrin më të madh të votave do të kualifikohet për rrethin e dytë.

Organizatat mund të përdorin kanale të komunikimit onlajn dhe oflajn për ta tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të tyre dhe për t'i inkurajuar njerëzit që të votojnë për ta.

Përzgjedhja

Partneri menaxhues i vendit nga rrjeti i "TechSoup Europe" do të zgjedhë një ngjarje nga çdo kategori që do të kualifikohet për rrethin e dytë.

Rrethi 2

Të gjitha ngjarjet e kualifikuara do të përgatiten dhe do t'i prezantohen jurisë për vlerësim. Juria do të zgjedhë pesë fitues në çdo kategori në bazë të procedurës së definuar për përzgjedhje.

Juria

Vlerësimi i ngjarjeve dhe përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga një panel ekspertësh me pesë anëtarë: