Për

Për "Meet and Code"

Në lidhje me iniciativën "Meet and Code":

  • SAP: Iniciativa financohet nga SAP, e cila gjithashtu siguron mbështetje dhe burime të tjera për organizatat jofitimprurëse.
  • “Haus des Stiftens gGmbH (HDS)”: Iniciativa u zhvillua nga HDS dhe ata janë përgjegjës për përzgjedhjen e ngjarjeve që do të financohen në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe për koordinimin e fondeve nga partnerët përgjegjës menaxhues nga vendet e rrjetit TechSoup Europe. HDS e menaxhon portalin për TI Stifter-helfen në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Portali për TI Stifter-helfen u ofron organizatave jofitimprurëse në këto tre vende donacione të produkteve dhe kushte të veçanta nga kompanitë e njohura të TI-së, si dhe njohuri për teknologjitë moderne. Në Gjermani, portali për TI u hap në vitin 2008, në Austri në vitin 2012, ndërsa në Zvicër në vitin 2013.
  • Partnerët e vendeve të TechSoup Europe: Ky grup partnerësh është përgjegjës për promovimin e ngjarjeve, koordinimin dhe shpërndarjen e fondeve të PSA për të gjitha vendet e tjera. Shumica e këtyre partnerëve janë anëtar të rrjetit global TechSoup dhe ofrojnë një lidhje midis botës së teknologjive të reja dhe ndryshimeve shoqërore. Rrjeti i TechSoup Europe përbëhet nga 22 organizata partnere që u ndihmojnë mbi 400,000 organizatave jofitimprurëse në 48 vende.

Qëllimi

Qëllimi i "Meet and Code" është t'ua prezantojë fëmijëve dhe të rinjve të moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet botën e teknologjisë dhe të programimit. Ngjarjet janë të dizajnuara në atë mënyrë që t'u tregojnë të rinjve se sa argëtues mund të jetë programimi dhe si mund të ndihmojë për sendërtimin e ideve në realitet. Ata duhet të mësojnë se si funksionon teknologjia dhe se ndikon TI-ja në jetën tonë të përditshme. Duke hulumtuar një diapazon të gjerë të teknologjisë dhe të temave digjitale dhe programimit kreativ, ata do të inkurajohen që t'i zhvillojnë aftësitë digjitale që u nevojiten në botën e sotme.

Ideja

Java e programimit të BE-së do të mbahet në periudhën 6-21 tetor 2018 dhe bazohet në idenë e "Young Advisors" (Këshilltarët e rinj), një grup këshillues i ish-Komisionerit të BE-së për Agjendën Digjitale, Neelie Kroes, dhe mbështetet nga Komisioni Evropian. Iniciativa "Meet and Code" promovon ngjarje shkencore dhe teknologjike të të gjitha llojeve në kontekstin e dhe gjatë Javës së programimit të BE-së - me një shumë prej 300 € për ngjarje.

Grupi i synuar

Grupi i synuar për këto ngjarje janë fëmijët dhe të rinjtë e moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet, të cilëve duhet t'u prezantohet bota e teknologjisë dhe e prorgamimit.

Organizuesit e ngjarjeve

Grupe të ndryshme sociale, si p.sh. shkollat, profesionistët e TI-së. kompanitë ose klubet kompjuterike mund të planifikojnë dhe të implementojnë ngjarje për grupin e synuar. Megjithatë, promovuese dhe organizuese e ngjarjes duhet të jetë ndonjë organizatë bamirëse, si p.sh. ndonjë shoqatë për zhvillimin e shkollës, për t'i pranuar paratë e donacionit.

Aplikimet

Idetë e ngjarjeve mund të dërgohen onlajn në ueb-faqen www.meet-and-code.org prej 04.06.2018 deri më 15.09.2018. Organizatat janë të mirëseardhura të dorëzojnë disa ide të ndryshme për ngjarje. Çdo ide e vlerësuar për ngjarje që i plotëson kushtet e pranueshmërisë pranon një sasi prej 300 € për t'i mbështetur aktivitetet e veta.

Më tepër informata për kushtet e pjesëmarrjes mund të gjenden këtu...

Formatet e ngjarjeve

Ngjarje e mundshme përfshijnë hakatone, punëtori për programim, ligjërata, ngjarje filmi, gara, mbrëmje programimi, orë për robotë apo forma të tjera. Imagjinata juaj është kufiri. Ide për ngjarje, prezantime dhe vegla të dobishme mund të gjeni edhe këtu http://codeweek.eu/resources/.

Shtetet

Iniciativa "Meet and Code" i mbështet ngarjet digjitale dhe të programimit në këto shtete: Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Angli, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Kazakistan, Maqedoni, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Zvicër dhe Ukrainë.